Rotary Club Prishtina Ulpiana

Çfarë është Rotary?

Rotary është një organizatë ndërkombëtare anëtarësimi i së cilës përbëhet nga njerëz që ndajnë një pasion dhe përkushtim për të përmirësuar komunitetet kudo dhe për të përmirësuar jetën në mbarë botën.

Klubet Rotary ekzistojnë pothuajse në çdo vend. Anëtarët tanë ndryshojnë jetën në nivel lokal dhe lidhen me klube të tjera për të punuar në projekte ndërkombëtare që adresojnë problemet e sotme dhe sfidat më urgjente.

Të qenit Rotarian (antarë në një klub Rotary) është një mundësi për të ndërmarrë veprime dhe për të bërë një ndryshim, gjë që sjell përmbushje personale dhe miqësi të përjetshme.